Forcat evropiane sot do ta konfirmojnë mbështetjen për marrëveshjen bërthamore iraniane

Bruksel, 11 janar 2018 (MIA) - Forcat evropiane sot do ta konfirmojnë mbështetjen e tyre për marrëveshjen bërthamore iraniane, marrëveshje kjo e përjashtuar nga presidenti amerikan Donald Tramp, deklaruan diplomatët evropianë.
Kjo ndodh para afatit që presidenti amerikan të vendosë nëse përsëri do t'i vendosë sanksionet e naftës ndaj Iranit, të cilat u pezulluan në kuadër të marrëveshjes.
Në takimin e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë me Iranin, të organizuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini priten garanci të reja nga Teherani dhe premtime evropiane për zbatimin e marrëveshjes.
Ato do të kërkojnë nga Irani të vazhdojë të pranojë inspektime ndërkombëtare, kumtuan diplomatët.
Teherani mohon se po përpiqet që të furnizohet me armë bërthamore.
"Qëllimi i takimit është t'i dërgohet mesazh Uashingtonit se Irani bashkëpunon dhe se është më mirë që të ekzistojë marrëveshje bërthamore sesa të izolohet Teherani", deklaroi një diplomat evropian.
"Data e takimit jo rastësisht është zgjedhur. Kjo është fushatë që është ngritur në tetor", deklaroi një diplomat tjetër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail