Junker paralajmëron që KE-ja e ardhshme të punojë në zgjerimin nga viti 2019 deri në vitin 2024

Sofje, 12 janar 2018 (MIA) - Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker thotë se deri në fund të këtij mandati të Komisionit, askush nuk do të hyjë në BE sepse nuk janë plotësuar kushtet për këtë. A megjithatë, porositi se në mandatin e ardhshëm të KE-së gjithsesi do të punohet në të.
"Detyrim i Komisionit të ardhshëm nga nëntori i vitit 2019 deri në nëntor të vitit 2024 do të jetë t'i orientojë shtetet-anëtare dhe mendimin publik në këtë drejtim"; deklaroi Junker pas mbledhjes së KE-së dhe personave zyrtarë në Sofje.
Junker paralajmëroi se në Sofje më 17 maj do të mbahet samit për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në dhe se ai gjatë vizitave në rajon, të planifikuara për fundin e janarit, personalisht do të shqyrtojë pritje nga lojtarë të ndryshëm të Ballkanit Perëndimor.
Ai shtoi se është shumë me rëndësi për Ballkanin Perëndimor të mbajë dhe të ketë perspektivë të konfirmuar evropiane.
"Në të kundërtën, ekziston rrezik në këtë rajon të komplikuar të Evropës të ketë ngjarje që mund të na kthejnë në fillim në viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, e këtë kuptohet që nuk e duam", deklaroi Junker.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail