Mogerini: Strategjia jep perspektiva konkrete për integrimin në BE të gjashtë partnerëve

Bruksel/Strasburg, 6 shkurt 2018 (MIA) - Ballkani Perëndimor gjeografikisht është pjesë e Bashkimit Evropian dhe ndan histori të njëjtë dhe do të ndajmë ardhmëri të përbashkët në korniza të Bashkimi Evropian, tha përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomesarin për zgjerim, Johanes Han, në të cilën ishte prezantuar Strategjia e KE-së për Ballkanin Perëndimor.
"Strategjia jep perspektiva konkrete të përbashkëta për BE integrimet për secilin nga gjashtë partnerët, në bazë të shërbimeve dhe proceseve të cilat janë të njohura. Është e qartë se nevoja për reforma ekziston për njerëzit që t'i posedojnë dhe t'i shfrytëzojnë të drejtat dhe standardet e njëjta si banorë të BE-së. Liderët dhe njerëzit e Ballkanit e kanë bërë zgjidhjen e duhur për anëtarësim në BE, secili me ritëm dhe kohë të vet, por me qëllim të qartë. Sot ne bëjmë të njëjtën, u themi se edhe zgjedhja e jonë është e njëjtë dhe perspektiva është e qartë", tha Mogerini.
Ajo theksoi se viti 2025 nuk është afat i fundit, por qëllim dhe perspektivë reale për mbylljen e tërë procesit për të gjithë që kanë filluar dhe të cilët do të fillojnë bisedimet në një të ardhme të afërt.
"Ta fusim Ballkanin Perëndimor në BE jo në një të ardhme të largët, por gjeneratën tonë. Muajt e ardhshëm do të jenë intensivë dhe ambiciozë dhe shpresojmë se muajt e ardhshëm do t'i mbajmë mend si kthesë dhe kyçe për BE-në. Numri i anëtarëve nuk është i lidhur për numrin 27 dhe mund të jetë më i madh", tha Mogerini.
Theksoi se strategjia ka gjashtë iniciativa konkrete, të cilat i mbulojnë të gjitha fushat kyçe, si sundimi i së drejtës, siguria dhe migrimi, zhvillimi socioekonomik, transporti, agjenda digjitale, pajtimi dhe fqinjësia e mirë.
Eurokomisari për zgjerim Han, tha se kjo është mundësi historike dhe moment pozitiv që shkakton motivim dhe optimizëm, por secili duhet t'i përmbush detyrat e tij të shtëpisë.
"Strategjia dhe të gjitha elementet pozitive nuk janë ftesë, por kanalizim i thjeshtë i të gjitha iniciativave të filluara në të kaluarën. Është e qartë se kriteret duhet të përmbushen. Për këtë është mirë të theksohet se nuk bëhet fjalë për lehtësimin e kritereve për hyrje, por këto data duhet të shërbejnë si shtytje për liderët dhe vendet kandidate që t'i implementojnë reformat e duhura", deklaroi Han.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail