MIA Fajl fakte: Angela Merkel rizgjidhet kancelare gjermane

Berlin, 14 mars 2018n (MIA) - Angela Merkel, të cilën ish-kancelari gjerman Helmut Kol, ndonjëherë e ka quajtur "vajzë", sot për herë të katërt ishte zgjedhur kryetare e Qeverisë së Gjermanisë.
17 korrik 1954 - Angela Doroteja Kasner ka lindur në Hamburg të Gjermanisë në familjen e priftit luteran Horst Kasner dhe profesoreshës për gjuhë angleze Herlind Kasner.
1977 - Martohet me Urlih Merkel, nga i cili divorcohet në vitin 1982.
1978 - Ka diplomuar për fizikë në Universitetin e Lajpcingut.
1978 - 1990 - Ka punuar si bashkëpunëtore në Institutin për Fizikë "Hemi" në Berlin .
1986 - Ka doktoruar në Akademinë Gjermane të Shkencave.
1990 - Është zgjedhur zëdhënëse e partisë gjermanolindore Zgjimi Demokratik (DA).
Dhjetor 1990 - Për herë të parë është zgjedhur anëtare në Bundenstagun gjerman.
1991 - Emërohet ministre e Grave dhe Rinisë në Qeverinë e Helmut Kolit dhe zgjidhet zëvendëslidere në Partinë Demokratike Kristiane (CDU).
1994 - Emërohet ministre e Mjedisit të Jetesës, Mbrojtjes së Natyrës dhe Sigurisë Bërthamore.
1998 - Zgjidhet sekretare e përgjithshme e CDU-së. Vitin e njëjtë martohet me Joakim Zauer.
10 prill 2000 - Bëhet gruaja e parë lidere e CDU-së.
22 nëntor 2005 - Zgjidhet kancelare gjermane me çfarë bëhet gruaja e parë në këtë funksion në histori.
30 prill 2008 - E merr çmimin "Karloja i Madh" për meritat e saj në punën në interes të unitetit evropian.
27 shtator 2009 - Rizgjidhet kancelare gjermane .
15 shkurt 2011 - E merr Medaljen Presidenciale Amerikane të Lirisë .
22 shtator 2013 - Rizgjidhet për herë të tretë në funksionin kancelare gjermane .
9 dhjetor 2015 - Revista „Tajm“ e ka zgjedhur për "personalite të vitit".
23 shtator 2017 - CDU-ja e saj fiton në zgjedhjet për anëtarë të Bundestagut gjerman , me ç'farë i hapet rruga për mandatin e katërt në funksionin kancelare.
14 mars 2018 - Për herë të katërt zgjidhet kancelare e Gjermanisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail