Është e mundur që takimit midis Trampit dhe Kimit të mbahet në Suedi

Stokholm, 16 mars 2018 (MIA) - Suedia do të jetë e gëzuar nëse mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të Gadishullit korean, por gjetja e mënyrës për avancim është e atyre të cilët janë të përfshirë në këtë, deklaroi sot zëvendëskryeministrja dhe ministre suedeze e Punëve të Jashtme, Margot Valstrom.
"Besojmë në dialog në procesin politik. Nëse mund ta shfrytëzojmë rolin tonë dhe kontaktet tona ashtu siç shpresojmë, do t'i shfrytëzojmë për qëllime të duhura", tha Valstrom.
Deklarata e saj vjen një ditë pasi ministri i Punëve të Jashtme i Koresë Veriore, Ri Jong-ho, udhëton për negociata në Suedi, duke shkaktuar spekulime se vizita e tij mund të krijojë bazë për takim eventual midis presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit të Koresë Veriore Kim Xhong-un në këtë shtet.
Vizita e ministrit koreanoverior të Punëve të Jashtme në Suedi është një lëvizje befasuese në të cilën mund të shihet si një hap i parë ndaj organizimit të takimit midis Trampit dhe Kimit në këtë vend skandinav, komentojnë analistët.
Suedia ka marrëdhënie diplomatike me Korenë Veriore nga viti 1973 dhe është një prej vendeve të rralla perëndimore të cilat kanë ambasadë në Phenian. Vendi i jep edhe shërbime konsullore SHBA-së në Korenë Veriore.
Presidenti amerikan Tramp u dakordua për takimin me liderin koreanoveruor Kim, i cili do të mbahet deri në muajin maj. Disa mediume botërore lajmëruan se është spekulim informacioni se Suedia do të mund të jetë vendi ku do të takohem Kim dhe Tramp dhe se është më se e sigurt që përzgjedhja të jetë "fshati i armëpushimit" në anën koreanojugore nga zona e demilitarizuar midis dy koreve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail