Asnjë lider perëndimor nuk e uroi Putinin

Moskë, 19 mars 2018 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin sot mori një numër shumë të madh të urimeve me rastin e fitores së re në zgjedhjet e mbrëmshme, por deri tash asnjë lider i shteteve perëndimore nuk e uroi rizgjedhjen.
Zëdhënësi i kancelares gjermane Shtefan Zajber paralajmëroi se Angela Merkel do ta urojë Putinin për rizgjedhjen.
"Ajo së shpejti do të dërgojë telegram...mendoj se është e natyrshme me urimin të parashtrohet pyetja për sfidën në marrëdhëniet gjermano-ruse. Dallojmë në mendimet me Rusinë dhe në mënyrë publike dhe precize e kritikojmë politikën ruse, si në Ukrainë, ashtu dhe në Siri", theksoi Zajbert.
Ai shtoi se është shumë me rëndësi të mbahet dialog me liderët rus.
Në urimin e presidentit kinez Si Xhinping potencohen marrëdhëniet ruso-kineze.
Marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit janë në nivelin më të mirë në histori dhe janë shembull për tipin e ri të marrëdhënieve ndërkombëtare, të bazuara në respektimin e ndërsjellë, barazi dhe drejtësi", theksohet në telegramin e presidentit kinez, Si.
Presidenti iranian Hasan Rohani e uroi Putinin për "fitoren bindëse" dhe apelon në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale.
"Jam i sigurt se gjatë mandatit tuaj të ri marrëdhëniet e shteteve tona gjithnjë e më shumë do të zhvillohen", thekson Rohani në porosinë dërguar Putinit.
Fronti kombëtar francez fitoren e Putinit e vlerësoi si shenjë e "stabilitetit dhe themeleve demokratike" të Rusisë. Partia gjithashtu e fton BE-në ta "ndalojë politikën absurde dhe kundër]produktive të shantazheve, kërcënimeve dhe sanksioneve" drejt Rusisë, e cila është "aleat kyç në luftën kundër terrorizmit dhe armikut të përbashkët - Shtetit Islamik".
Urime deri te Putini kanë arritur edhe nga liderët e Kazakistanit, Bjellorusisë, Bolivisë dhe Kubës.
Nga rajoni urime dërguan presidenti dhe kryeministrja e Serbisë, Aleksandër Vuqiç dhe Ana Bërnabiç, si dhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç.
Putini mbrëmë fitoi në zgjedhjet presidenciale me 76,7 për qind të votave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail