Eurostat: Numri i kërkesave për azil dyfish më i vogël se në vitin 2015

Luksemburg, 20 mars 2018 (MIA) - Agjencia statistikore e Bashkimit Evropian (Eurostat) sot kumtoi se numri i personave, të cilët vitin e kaluar kanë parashtruar kërkesë për azil në Evropë ka rënë në nivelin, në të cilin ka qenë para fluksit të emigrantëve në vitin 2015.
Vitin e kaluar pothuajse 650.000 njerëz për herë të parë kanë kërkuar azil në 28-të vende të BE-së, që është pothuajse dyfish më pak në krahasim me numrin e parashtruesve të kërkesave për azil në vitin 2015 kur në Evropë kanë arritur qindra mijëra njerëz, kryesisht nga Siria, qëndron në kumtesë.
Në vitin 2017, pothuajse çdo i treti person ka kërkuar azil në Gjermani, ndërsa 20 për qind kanë kërkuar azil në Itali, ndërsa 14 për qind në Francë.
Më pak persona kanë parashtruar kërkesë për azil në Sllovaki, Poloni, Portugali, Çeki dhe Estoni.
Autoritetet kombëtare nga fundi i vitit të kaluar ende kanë shqyrtuar pothuajse milion kërkesa për azil, qëndron në kumtesën e Eurostat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail