Bler: Kryeministres Mej nuk i duhet miratim për sulm ndaj Sirisë

Londër, 11 prill 2018 (MIA) - Ish kryeministri britanik Toni Bler i ka përkrahur thirrjet për intervenim ushtarak në Siri dhe e sugjeroi kryeministren aktuale të Britanisë së Madhe, Thereza Mej "ta anashkalojë" Parlamentin gjatë marrjes së vendimit për aksion kundër presidentit sirian, Bashar Asad.
Ai deklaroi se kryeministres Mej nuk i duhet miratim nga Parlamenti për fillimin e sulmeve ajrore mbi forcat e Asadit.
Bler paralajmëroi se mosndërmarrja e aksionit kundër autoriteteve siriane dhe aleatëve të tyre, vetëm do t'i inkurajojë të bëjnë më shumë krime.
Ai shtoi se Qeveria britanike duhet ta përkrahë SHBA-në.
"Nëse SHBA-ja ndërmerr aksion, duhet të përgatitemi që të jemi me ta", deklaroi Bler në intervistë për Radio Bi-Bi-Si 4.
Ish kryeministri britanik shtoi se Qeveria franceze sipas gjitha gjasave është në pozitën e njëjtë, sepse është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të ndërmarr qëndrim kundër përdorimit të armëve kimike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail