Parlamenti Evropian sërish e thirr Zakerbergun të dëshmojë

Bruksel, 19 prill 2018 (MIA) - Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, i ka dërguar letër zyrtare Mark Zakerbergut duke e thirrur të dëshmojë për skandalin me Kembrixh Analitika.
Kjo është thirrja e dytë publike deri te pronari i rrjetit social Fejsbuk të vijë në Bruksel të dëshmojë para deputetëve evropianë. Tajani për herë të parë i dërgoi letër Zakenbergut më 20 mars, por ai propozoi ta dërgojë zëvendëskryetarin e tij për punë të jashtme, Xhoel Kapllan.
"Të gjitha grupet politike kanë theksuar se prezenca juaj personale absolutisht është e nevojshme" i ka shkruar Tajani Zakenbergut.
Arsyetimi i PE-së është se fejsbuku selia ndërkombëtare e të cilit është regjistruar në Dublin, Irlandë dhe si e tillë u është nënshtruar ligjeve evropiane.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, kryetari i Parlamentit konsideron se parandalimi i keqpërdorjeve të ardhshme të të dhënave personale të qytetarëve evropianë duhet të vlerësohet në suaza të hyrjes së ardhme në fuqi të rregullores së re të BE-së për mbrojtjen e të dhënave, të njohur si GDPR.
Mbi 2 milionë qytetarë evropianë janë të prekur nga keqpërdorimi i të dhënave personale nga ana e Kembrixh Atlantika përmes Fesjbukut. Zakenberg veçmë dëshmoi para deputetëve amerikanë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail