Europarlamenti miratoi Rezolutë për mbrojtjen e gazetarëve

Strasburg, 19 prill 2018 (MIA) - Parlamenti Evropian sot me shumicë të madhe miratoi Rezolutën për mbrojtjen e gazetarëve.
Në tekstin e dokumentit, për miratimin e të cilit votuan 573 prej gjithsej 750 anëtarëve të Europarlamentit, ashpër dënohet vrasja e gazetarit hulumtues sllovak, Jan Kucijak në shkurt të këtij viti dhe i bëhet thirrje Bratisllavës të zbatojë hetim ndërkombëtar dhe të pavarur për rastin.
Burime të Europarlamentit njoftuan se mendohet që Programi për trajnim të gazetarëve në këtë institucion të emërohet sipas Kucijakut, i cili u vra gjatë kohës kur punonte për një storje hulumtuese për lidhjen e njerëzve të afërt me ish kryeministrin sllovak, Robert Fico me mafian italiane.
Në Rezolutën e miratuar dënohen edhe komentet fyese të disa politikanëve evropianë drejtuar gazetarëve dhe u bëhet thirrje vendeve anëtare të BE-së t'i garantojnë liritë personale dhe integritetin e shtëpive të punonjësve medialë.
Me dokumentin apelohet edhe deri te anëtaret e BE-së që t'i mbrojnë gazetarët nga presionet, akuzat për shpifje, përndjekjet gjyqësore dhe pengimin në punë.
Eurodeputetët bënë thirrje edhe për formim të fondit të BE-së për mbështetje të gazetarisë së pavarur hulumtuese dhe për përgatitjen e legjislacionit evropian për liritë mediale dhe pluralizëm, në korniza të së cilës më mirë do të ndiqej pronësia e mediave dhe financimi i tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail