Kryeministri francez e anuloi vizitën në Izrael

Paris, 23 maj 2018 (MIA) - Kryeministri francez Eduar Filip e anuloi vizitën në Izrael, të paraparë për në fund të majit, për shkak të "çështjeve të brendshme politike që do të ndodhin në ditët në vazhdim", njoftoi sot një burim në Qeverinë e Francës.
Filip duhej të qëndrojë në Izrael më 31 maj në fillimin e manifestimit "Sezoni kulturor izraelito-francez".
Megjithatë, sipas portalit "i24njuz", anulimi i vizitës të Filipit lidhet me dënimin e Izraelit nga komuniteti ndërkombëtar, për shkak të vrasjes së dhjetëra palestinezëve gjatë protestave të javës së kaluar palestineze në kufirin midis Rripit të Gazës dhe Izraelit, të organizuara për shkak të hapjes së Ambasadës amerikane në Jerusalem.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail