Ndërroi jetë britanikja e helmuar me helm nervor afër qytetit Solsberi

Londër, 9 korrik 2018 (MIA) - Don Starxhis (44), gruaja për të cilën autoritetet britanike thonë se është helmuar nga helmi nervor noviçok, dje ndërroi jetë në spital.
Mjekët theksuan se edhe partneri i saj, Çarlls Rouli, i cili gjithashtu është hospitalizuar në gjendje të rëndë, nuk do të mbijetojë.
Që të dy u gjetën në gjendje të pavetëdijshme në afërsi të qytetit Solsberi, ku më parë këtë vit u helmuan spiuni rus Sergej Skripal dhe vajza e tij Julia, të cilët i mbijetuan helmimit me agjensin nervor. Pas helmimit të tyre, ekipe të posaçme britanike e hulumtuan rajonin e Solsberit duke kërkuar rreth lëndëve të cilat mund të mbulohen me helmin nervor. Supozohet se Starxhis dhe Rouli hasën në një lëndë të tillë.
Starxhis është nënë e tre fëmijëve, e cila ishte e varur nga droga dhe alkooli. Sipas mediumeve britanike, supozohet se ajo dhe Rouli kishin hasur në gjilpërën e cila ende ka përmbajtur gjurmë të helmit.
Britania e akuzoi Rusinë për helmim të qëllimshëm të Skripalit dhe ngriti fushatë ndërkombëtare diplomatike kundër Rusisë. Moska i hodhi poshtë akuzat, ndërsa për dy helmimet e reja autoritetet ruse akuzuan se bëhet fjalë për kurdisje, me qëllim që të prishet rrjedha e kampionatit botëror në futboll.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail