Pas Samitit të NATO-s, Tramp për vizitë në Londër

Londër, 12 korrik 2018 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot nis një vizitë dyditëshe në Mbretërinë e Bashkuar – të parën në këtë vend si president shteti.
Britania e Madhe është në "trazira" dhe "varet nga njerëzit atje" nëse Tereza Mej mbetet kryeministre, tha Tramp para vizitës, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ai arrin në të njëjtën ditë kur Qeveria britanike publikon Letrën e saj të Bardhë me më shumë detaje nga plani kontrovers i kryeministres Mej për marrëdhëniet e Britanisë me Bashkimin Evropian, pas Brekzitit.
Më herët, Tramp ka shprehur simpati për Brekzitin, apo daljen e Britanisë nga BE-ja dhe ka thënë se do të bëjë marrëveshje të shpejtë tregtare me Mbretërinë e Bashkuar sapo të largohet nga blloku.
Procesi i Brekzitit duhet të përfundojë deri më 29 mars të vitit të ardhshëm.
Qeveria Mej është lëkundur këtë javë, pasi dy ministra kanë dhënë dorëheqje, duke shprehur pakënaqësi me planin e kryeministres për marrëdhëniet e ardhshme me BE-në.
Boris Xhonson dhe Dejvid Dejvis kanë thënë se plani do ta mbajë Britaninë të lidhur ngushtë me BE-në dhe se do ta bëjë më të vështirë për të që të bëjë marrëveshje tregtare me vendet si SHBA-ja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail