Anketë: Shumica e rusëve konsiderojnë se me botën udhëheqë qeveria e fshehtë

Moskë, 13 korrik 2018 (MIA) - Dy prej tre rusëve konsiderojnë se një qeveri e fshehtë udhëheqë me botën, qëndron në studimin e Qendrës ruse për studim të mendimit publik (Vciom) i cili tregon ndikim të shtuar të teorive të komplotit në Rusi.
Pjesëmarrësve në anketë u ishte parashtruar pyetja nëse besojnë se ekziston "organizatë apo grup organizatash të cilat ndikojnë ndaj të gjitha proceseve botërore dhe i kontrollojnë aktivitetet e liderëve të shumë vendeve".
Sipas 74 për qind të njerëzve, të cilët besojnë në këtë teori të komplotit, aktivitetet e asaj "qeverie botërore" janë "kundër interesave të Rusisë", ceket në studimin i cili ishte kryer në fund të majit dhe në të cilin morën pjesë rreth 2.000 njerëz.
Rreth 23 prë qind besojnë se ekziston qeveri prapa kulisave e cila është e prëbërë nga oligarkë dhe bankierë.
Në katër vitet e fundit, numri i rusëve të cilët besojnë në këtë teori është shtuar. Një në dhjetë rusë është i bindur në ekzistimin e "qeverisë së fshehtë" dhe pohon se ka gjetur dëshmi për atë duke shikuar televizion dhe duke lexuar libra. Shumë kanale televizive ruse emetojnë emisione për "armiqtë e Rusisë", për kërcënime dhe krime kundër vendit - tema të cilat janë fuqishëm t[ë pranishme në propagandën zyrtare.
Siaps të dhënave nga hulumtimi, rreth 24 për qind e rusëve nuk besojnë në këtë teori.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail