Ditë zie në Itali

Romë, 18 gusht 2018 (MIA) - Në Itali sot është shpallur Ditë zie për shkak të viktimave nga shembja e mbikalimit në Xhenova, me ç'rast humbën jetën 38 persona, ndërsa nga 10 deri 20 persona rezultojnë të zhdukur.
Është paraparë liturgji dhe varrim i viktimave. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidenti dhe kryeministri i Italisë, Serxho Matarela dhe Xhuzepe Konte.
Ceremonia e varrimit do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radio dhe televizionin e Italisë (RAI).
Mbikalimi Morandi, pjesë e autostradës A10, u shemb të martën.
Ura nga betoni Morandi është ndërtuar në vitin 1967, është e lartë 90 metra dhe e gjatë më shumë se një kilometër. Distanca më e gjatë ndërmjet dy shtyllave është 200 metra. E gjithë ura ishte rikonstruktuar në vitin 2016.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail