Dy të dyshuarit në rastin "Skripal" kanë qenë në Çeki në vitin 2014

Pragë, 10 tetor 2018 (MIA) – Ueb faqja hulumtuese, Bellingcat ka thënë se ka gjetur që dy burrat, për të cilët Britania dyshon se kanë helmuar ish-spiunin rus, Sergej Skripal dhe vajzën e tij Julia janë shpërblyer me medalje heroike të Federatës Ruse nga presidenti i këtij shteti, Vladimir Putin, disa vjet më parë.
Duke publikuar detaje rreth të gjeturave të fundit më 9 tetor, Bellingcat ka thënë se Aleksandër Mishkin është dekoruar pothuajse në kohën e njëjtë sikur Anatoli Çepiga më 2014, vitin që Rusia ka aneksuar Krimenë dhe ka nxitur separatizëm në lindje të Ukrainës, çka ka rezultuar me luftë dhe 10,300 persona të vdekur.
Një ditë më parë, Bellingcat ka thënë se të ketë vërtetuar se i dyshuari që ka udhëtuar në Britani në muajin mars me emrin Aleksandër Petrov ka në fakt mbiemrin Mishkin dhe është doktor ushtarak, i punësuar nga agjencia e inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU).
Grupi hulumtues me bazë në Britani ka thënë të ketë kryer një varg të hetimeve muajin e kaluar, andaj ka vërtetuar se Çepiga është identiteti i vërtetë i të dyshuarit tjetër, i cili ka udhëtuar me pasaportë ruse me emrin, Ruslan Boshirov, transmeton Koha.net.
Sipas këtij grupi edhe ky person është nderuar si hero në Rusi.
Autoritetet britanike supozojnë se dy rusët kanë hedhur agjent nervor të kategorisë ushtarake, Noviçok para derës së Skripalëve në qytetin britanik, Sallsbëri më 4 mars.
Ndonëse fillimisht ishin në gjendje të rëndë, Skripalët kanë mbijetuar mirëpo jo edhe Daun Sturges, gruaja për të cilën autoritetet dyshojnë se është helmuar me mbetjet e Noviçokut në një zonë afër Sallsbërit.
Ky rast ka tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Perëndimit, duke rezultuar me sanksione amerikane dhe evropiane kundër Moskës, si dhe me dëbime diplomatike nga të dyja palët.
Rusia në anën tjetër ka mohuar vazhdimisht akuzat për helmim kundër Skripalëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail