Makron: Tramp dhe unë jemi autsajdera në politikë

Paris, 12 nëntor 2018 (MIA) – Presidenti francez Emanuel Makron konsideron se ai dhe kolegu i tij amerikan Donald Tramp dallojnë shumë. Por, të përbashkët e kanë atë që të dy janë autsajdera, dhe jo “politikanë klasik”.

“Me siguri është se pajtohemi në luftën kundër terrorizmit. E dimë ku nuk pajtohemi- klimën, tregtinë, multilaterizmin, por shumë mirë bashkëpunojmë pasi kemi bisedime të drejtpërdrejta dhe të rregullta”, ka thënë Makron.

Ai poashtu ka shtuar se nuk e quan veten nacionalist, siç e bën Tramp.

“Do kisha thënë jam patriot. Nuk besoj në ndonjë lloj globalizmi pa dallime, por nuk jam nacionalist…”, shton Makron.

Ai ka thënë se fuqishëm beson në bashkëpunimin mes popujve të ndryshëm dhe në faktin se ai bashkëpunim është i mirë për të gjithë.

“Nacionalistët ndonjëherë shumë më tepër mbështeten në qasjen unilaterale dhe ligjin e më të fortit, që nuk është rast me mua. Ky me siguri është dallimi jonë”, ka nënvizuar Makron. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail