U arrestua edhe personi i tretë për shkak të sulmit në Utreht

Hagë, 19 mars 2019 (MIA) – Policia holandeze arrestoi edhe një person nën dyshimin për lidhshmëri me sulmin në Utreht me ç’rast jetën e humbën tre persona, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar.

Zëdhënësi i Zyres së prokurorit publik Tis Kortman deklaroi se tre persona janë në paraburgim, sulmuesi i dyshuar, 37-vjeçari Gokmen Tanish dhe dy persona të tjerë.

Kortman theksoi se Tanish është mbajtur në paraburgim nën dyshimin për vrasje me motiv të mundshëm terrorist. Ai shtoi se hetimi vazhdon në mënyrë që të konstatohet se çka e ka nxitur të gjuajë në tramvaj.

Autoritetet nuk i përjashtojnë as motivet e tjera të mundshme, ndërkaq mediumet holandeze i citojnë fqinjët e të dyshuarit, të cilët pohojnë se sulmi është i lidhur me lidhje dashurie.

I dyshuari Tanish prej më parë është i njohur për autoritetet holandeze. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail