Vazhdon votimi për trashëgimtarin e Tereza Mej

Londër, 18 qershor 2019 (MIA) – Rrethi i dytë i votimit për zgjedhjen e liderit të ri të Partisë Konservatore britanike vazhdon sot në Parlament.

Deputetët konservatorë do të deklarohen me votim të fshehtë, ndërsa rezultatet priten pasdite.

Secili nga gjashtë kandidatët e mbetur duhet të fitojë të paktën 33 vota, në të kundërtën bie nga gara zgjedhore.

Kandidatët të cilët do të mbeten në garë, sonte do të marrin pjesë në debat në Bi Bi Si.

Votimet do të vazhdojnë gjatë javës, derisa nuk mbesin dy kandidatët më mirë të plasuar. Për ta do të deklarohen 160.000 anëtarë të Partisë Konservatore duke filluar nga 22 qershori, ndërsa pritet që fituesi të shpallet rreth një muaj më vonë.

Sipas anketave, favorit për trashëgimtarin e Tereza Mej në funksionin e liderit të konservatorëve dhe kryeministrit britanik është ish ministri i Punëve të Jashtme Boris Xhonson. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail