Parashikim: Javën e ardhshme valë e “e tmerrshme” e ngrohtë në Evropë

Bruksel, 21 qershor 2019 (MIA) – Sipas parashikimeve të ekspertëve meteorologjik të përfshirë në përcjelljen e ndryshimeve në atmosferë, në periudhën e ardhshme qytete të caktuara në Evropë tekstualisht do të digjen nga i nxehti.

Temperatura e parashikuara, sipas ekspertëve, do të jenë për 12-16 gradë mbi mesataren për këtë periudhë të qershorit. Siç është theksuar, temperatura do ta arrijë maksimumin e saj ditor në orët e pasditës.

Vala e ngrohtë nga Afrika veriperëndimore do të lëvizë përmes Spanjës dhe Portugalisë dhe do ta përfshijë pjesën më të madhe të Evropës Qendrore dhe Perëndimore. Ajo do të sjellë temperatura, që janë më të larta për dhjetë gradë nga mesataret, për shkak të së cilës në shumë pjesë të Francës dhe Gjermanisë do të jetë mbi 35 gradë Celsius, ndërsa ndonjëherë edhe 40. Rritjen e temperaturave do ta ndjejnë edhe banorët e Korzikës, si dhe ato në pjesën jugore dhe perëndimore të Italisë.

Në goditje të valës së ngrohtë do të jenë Spanja, Portugalia, Gjermania, Franca dhe vendet e Beneluksit.

Në Greqi, Mal të Zi, Turqi dhe Kroaci, temperaturat do të jenë mesatare për këtë periudhë të vitit.

Duke filluar nga e hëna, gjatë javës së ardhshme, deri në fundjavë, vala e ngrohtë që vjen nga Afrika veriperëndimore do të godasë disa metropole të Evropës Perëndimore, ndërsa temperatura maksimale do të jetë rreth 40 gradë Celsius. mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail