Mot i keq në Britani të Madhe

Londër, 9 gusht 2019 (MIA) – Shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fortë kanë shkaktuar kaos në trafik në Britani të Madhe, ndërsa në disa vende janë lëshuar paralajmërime për mot të keq.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar bëri të ditur se në rajonin e Lamanshit, në Anglinë jugperëndimore dhe Uellsin perëndimor shpejtësia e erës arrin rreth 100 kilometra në orë.

Nga shoferët është kërkuar që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, sepse rrugët janë të rrëshqitshme. Lëvizja e feriboteve përmes Lamanshit është tejet e vështirësuar për shkak të valëve, ndërsa ka ndërprerje edhe në trafikun hekurudhor në Skoci.

Autoritetet kanë anuluar më shumë ngjarje në ambient të hapur në të gjithë vendin. Është lëshuar edhe alarm i verdhë për paralajmërim nga shira të rrëmbyeshëm, dhe erë për pothuajse të gjithë territorin e Mbretërisë së Bashkuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail