Merkel dhe Xhonson besojnë në Brekzit me marrëveshje

Berlin, 22 gusht 2019 (MIA) – Kryeministri britanik, Boris Xhonsdon dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, besojnë se do të gjejnë zgjidhje për dalje me marrëveshje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Kancelarja Merkel, ka deklaruar se brenda 30 ditësh, mund të gjendet një zgjidhje për mosmarrëveshjet rreth daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, duke potencuar çështjen e kufirit irlandez, që paraqet edhe pikën kryesore të mosmarrëveshjeve ndërmjet Londrës dhe Brukselit.

Duke folur në një konferencë për media, së bashku me kryeministrin britanik, Xhonson, ajo theksoi se i takon Britanisë së Madhe të ofrojë një plan të zbatueshëm.

Merkel tha se plani kërkon një “qartësi absolute” mbi marrëdhëniet e ardhshme pas Breksitit, midis Britanisë së Madhe dhe BE-së.

Kryeministri Xhonson, theksoi se ekziston një “hapësirë e mjaftueshme ” për të arritur një marrëveshje të re.

BE-ja ka thënë vazhdimisht se marrëveshja e Brekzitit, e negociuar nga ish-kryeministrja, Thereza Mej, nuk mund të rinegociohet.

Kryeministri Xhohnson ka këmbëngulur se Britania e Madhe dëshiron të largohet nga BE-ja me një marrëveshje të rinegociuar të tërheqjes, por që sipas tij, edhe nëse nuk do të ndodhë diçka e tillë, vendi do të dalë nga BE-ja më 31 tetor.mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail