BE-ja e dënoi vendimin për koloni të reja izraelite në territorin palestinez

Bruksel, 18 shtator 2019 (MIA) – Bashkimi Evropian e dënoi vendimin e Qeverisë izraelite të marrë dje për etablimin e kolonisë së re në luginën jordaneze.

Qeveria në tel-Aviv, edhe pse teknike, aprovoi projekt të ri në vendbanimin Mevo’ot Jeriho, qytet i cili ndodhet në veri të Detit të Vdekur dhe njëri ndër qytet më të mëdha arabe në luginë jordaneze.

BE-ja përkujton se kolonitë në territorin palestinez janë të paligjshme dhe të ndalura konfom të drejtës ndërkombëtare.

BE-ja edhe një herë i ka bë thirrje Izraelit t’i japë fund zgjidhjes dhe t’i largojë të gjitha kolonitë të etabluara në tetëmbëdhjetë vitet e fundit.

“Ky vendim pason pas paralajmërimeve të fundit për aneksim të mundshëm të luginës jordaneze dhe zonën në veri të Detit të Vdekur. Hapat e këtillë, nëse implementohen, paraqesin shkelje serioze të të drejtës ndërkombëtare, e vënë në rrezik qëndrueshmërinë e zgjidhjes për dy shtete dhe e kanosin stabilitetin rajonal dhe pikëpamjet për paqe të qëndrueshme”, reagoi mbrëmë shërbimi për punë të jashtme i BE-së i udhëhequr nga Federika Mogerini.

BE paralajmëron se nuk do të njohë asnjë ndryshim të kufijve prej para vitit 1967, përfshirë edhe lidhur me Jerusalemin, përveç nuk janë rezultat i marrëveshjes midis të dyja palëve.

Dje janë mbajtur zgjedhje të reja parlamentare në Izrael, ku asnjëri nga dy kandidatët kryesorë, kryeministri i deritanishëm Benjamin Netanjahu dhe ish shefi i shtabit të përgjithshëm, Beni Ganc nga partia centriste “Blu dhe e Bardhë”, nuk fituan shumicë të qartë. Në hap tani janë negociatat për koalicione.

Kryeministri i deritanishëm Netanjahu dhe bashkëshortja e tij është involvuar në një sërë skandalesh korruptive për të cilat prokuroria ka vendosur ta ndjekë.tm/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail