Gjykata Supreme britanike do të vendos për pezullimin e Parlamentit

Londër, 23 shtator 2019 (MIA) – Gjykata Supreme britanike sot do të vendos për atë se a është i paligjshëm vendimi i kryeministrit Boris Xhonson për pezullimin e Parlamentit. Një vendim i tillë mund të kuptohet si thirrje e hershme e Parlamentit që do tu japë kohë deputetëve që t’i pengojnë planet e Xhonsonit për Bregzitin.

Më 28 gusht, Xhonsoni e këshillonte mbretëreshën Elizabeta e Dytë që ta pezullojë punën e Parlamentit, gjë që kundërshtarët e tij e vlerësuan si hap me të cilin do të pengohej që të bllokohet qëllimi i tij që ta largojë vendin nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.

Megjithatë, Xhonsoni tha se qëllimi i pezullimit është që t’i jepet kohë që të sillet agjendë e re ligjvënëse për Bregzitin.

Gjykata Supreme kishte debat treditor për këtë rast javën e kaluar. Sipas medieve britanike, Parlamenti sipas gjitha gjasave do të pezullohet deri më 14 tetor siç është planifikuar, edhe pse shumica e deputetëve janë të vendosur që të ndalojnë të a.q. bregzit pa marrëveshje duke pohuar se kjo do t’i shkaktonte dëm të madh ekonomik shtetit. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail