Putin dhe Erdogan për pesë ditë do të takohen në Soçi

Ankara, 17 tetor 2019 (MIA) – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan më 22 tetor në Soçi do të takohet me nikoqirin e tij, presidentin rus Vladimir Putin, kumtoi mbrëmë kabineti i presidentit turk.

Në bisedën e djeshme telefonike Putin e ftoi Erdoganin ta vizitojë Rusinë, për të biseduar për procesin e zgjidhjes politike të situatës në Siri.

Mediat britanike përkujtojnë se vendet i kanë forcat e tyre ushtarake në Siri, ku Turqia filloi aksion kundër kurdëve të atjeshëm, ndërsa ushtarët rusë u japin mbështetje forcave qeveritare siriane, të cilët shënojnë progres drejt veriut.

Turqia më 9 tetor e filloi operacionin “Burim i paqes” në veri të Sirisë me qëllim që, sipas pohimeve të Ankarasë, të krijojë një tampon zonë përgjatë kufirit midis dy vendeve, ku planifikon t’i kthejë refugjatët sirianë, si edhe nga kufiri i vet t’i largojë kurdët, të cilët i vlerësojnë si terroristë.

Siria këtë aksion turk e shikon si akt agresioni, ndërsa ky hap i Ankarasë u dënua nga thuajse e gjithë bashkësia ndërkombëtare. shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail