“Uashington post”: SHBA-ja për shkak të Iranit me kërcënime për dogana prej 25 përqindëve për automjetet e importuara

Uashington, 16 janar 2020 (MIA) – Administrata e Trampit u kërcënua se do të imponojë dogana prej 25 përqindëve të importit të automobilave nga Evropa nëse Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania zyrtarisht nuk e akuzojnë Iranin për shkelje të marrëveshjes bërthamore në vitin 2015, publikoi “Uashington post”, duke iu referuar përfaqësuesve zyrtarë anonimë evropianë.

Tre vende evropiane filluan mekanizëm për zgjidhje të kontesteve të martën, që është akuzë zyrtare kundër Teheranit për shkelje të kushteve të marrëveshjes dhe mund të sjellë deri në rivendosje të sanksioneve të pezulluara të KB-së.

Irani e kritikoi këtë hap, duke e quajtur “gabim strategjik”.

Edhe krahas asaj që Trampi paraprakisht u kërcënua për vendosjen e doganave gjatë importimit të automjeteve nga Evropa, qëllimi i tij është që të marrë kushte më të mira për Uashingtonin në kuadër të marrëdhënieve amerikano-evropiane tregtare, ndërsa jo ta ndërrojë politikën e jashtme evropiane, publikoi gazeta. mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail