Parlamenti rus duhet ta konfirmojë kryeministrin e ri

Moskë, 16 janar 2020 (MIA) – Parlamenti rus sot do ta shqyrtojë emërimin e kryeministrit të ri rus, të propozuar dje nga presidenti Vladimir Putin, pas dorëheqjes së papritur të qeverisë dhe paralajmërimeve për ndryshime kushtetuese.

Debati në Dumën ruse është vetëm formalitet, pasi që është plotësisht nën kontroll të deputetëve të besueshëm të Putinit, transmetojnë mediat perëndimore.

Putin e emëroi dje Mihail Mishustin, shef pak i njohur i administratës së tatimit rus, për kryeministër të ri.

Mihail Vladimiroviç Mishustin është ekonomist dhe politikan, i cili nga viti 2010 e kryen detyrën e shefit të Shërbimit Tatimor Federal.

I lindur më 3 mars të vitit 1966, ka diplomuar makineri në Universitetin e Moskës, ku edhe i ka përfunduar studimet pas-universitare.

Në vitin 1998, ai iu bashkua shërbimit shtetëror si asistent për sistemet e kontabilitetit dhe informacioneve për pagesa të tatimit në Shërbimin Tatimor Federal.

Më pastaj, ai ka punuar si zëvendës-ministër i Federatës së Rusisë për tatime dhe tarifa, udhëheqës i Agjencionit për Kadastër Federal dhe Patundshmëri nën Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, udhëheqës i Agjencionit Federal për Menaxhim me Zonat e Veçanta Ekonomike.

Ai është autor i tre librave për administratën e tatimit dhe i 40 teksteve shkencore.

Mishustin ishte njëri nga iniciatorët për hapjen e Shkollës së Lartë Ekonomike Shtetërore, Institutit për Ekonominë e Patundshmërive dhe në vitin 2008 dha dorëheqje në shërbimin publik për të punuar dy vite në partneritet në UFG Kapital.

Në muajin prill të vitit 2010, u emërua për drejtor të Shërbimit Tatimor Federal.

Në biografinë e Mishustinit, thuhet se ai është i martuar dhe se ka tre djem, ndërsa është i interesuar për sport dhe luan hokej, po ashtu është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të KH CSKA Moska. bs/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail