Hakerët kinezë i sulmojnë rrjetet kompjuterike të Vatikanit

Vatikan, 29 korrik 2020 (MIA) – Hakerët kinezë në disa muajt e fundit, kanë nisur një seri sulmesh në internet në rrjetet kompjuterike të Vatikanit, raportoi gazeta “Njujork Tajms”, duke iu referuar të dhënave nga kompania amerikane për siguri kompjuterike “Rekorder Fjuçër” (Recorded Future).

Sulmet u regjistruan në vigjilje të raundit të ardhshëm të bisedimeve, të caktuara për në shtator, për emërimin e peshkopëve të rinj në Kinë nga Papa Françesku, sqaroi gazeta.

Sipas “Njujork Tajms”, ekspertët e sigurisë kompjuterike thonë se që nga maji i këtij viti, hakerët kinezë, të cilët janë të lidhur direkt me autoritetet e Pekinit, kanë kryer disa kiber sulme. Synimet e tyre ishin rrjetet kompjuterike të Vatikanit, si dhe misioni trajnues i Selisë së shenjtë, i cili, sipas gazetës, “de fakto i përfaqëson interesat e Vatikanit në Hong Kong”.

Gazeta nuk specifikoi nëse kriminelët arritën të kenë qasje deri në ndonjë informacion të klasifikuar. mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail