Në Itali mungojnë vaksina, zvogëlohen dërgesat

Romë, 18 janar 2021 (MIA) – Që nga entuziazmi fillestar për suksesin e fushatës së vaksinimit në Itali, deri më tani kundër Kovid-19 janë vaksinuar më shumë se një milion njerëz, mediat lokale i japin më shumë hapësirë ​​faktit se prodhuesi i vaksinës së vetme që përdoret aktualisht në Itali, Fajzer, e zvogëlon numrin dërgesës së vaksinave.

Gazeta “Mesaxhero” publikoi se prodhuesi “Fajzer-Biontek” në mënyrë të pavarur dhe me iniciativën e vet vendos se për cilat rajone italiane do të zvogëlohet numri i vaksinave të dorëzuara.

Gazeta shkruan se për shkak të kësaj, në diskutim është vaksinimi i dytë i detyrueshëm i atyre që tashmë e kanë marrë dozën e parë, ndërsa nëse nuk vaksinohen për herë të dytë në kohë, pjesa e parë e vaksinimit do të humbet.

Gjithashtu, gazeta zbulon se në një rast të tillë, vendet që kanë nënshkruar kontrata për furnizimin e vaksinës Fajzer nuk mund të ndikojnë në dinamikën e dërgesës, sepse kjo nuk është parashikuar në marrëveshje.ls/shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail