Hulumtim: Me uljen e ndotjes mund të parandalohen rreth 50 mijë raste të vdekjeve në Evropë

Barcelonë, 20 janar 2021 (MIA) – Kufizimi i ndotjes së ajrit deri në nivelet e rekomanduara të OBSH-së mund të parandalohen 50.000 raste të parakohshme të vdekjeve në vit në Evropë, theksohet në studimin e publikuar në revistën Lanset Planetari Helt (Lancet Planetary Health).

Shkencëtarët krahasuan më shumë se 800 qytete me rrezik nga vdekja e hershme të shkaktuar nga dy ndotës të zakontë – dioksidi i azotit – nga makinat, dhe grimcat e imëta nga pluhuri, siç janë tymi, pluhuri dhe bloza.

Tabelat krahasuese e tregojnë gjendjen e qyteteve dhe të dhënave e qyteteve dhe të dhënave për cilësinë e ajrit.

“Qytetet janë qendra të ndotjes së ajrit”, theksoi udhëheqësi i studimit Mark Njuanzhman nga Instituti për Shëndet Publik në Barcelonë. Ai shtoi se shpreson se hulumtimi i tyre do t’u ndihmojë njerëzve ta kuptojnë rrezikun nga “vrasësi i heshtur”.

Hulumtuesit kanë përdorë të dhëna specifike për cilësinë e ajrit për çdo qytet që të llogarisin sa përqindje e vdekjeve mund t’i atribuohet ekspozimit të dioksidit të azotit dhe grimcave të imëta të pluhurit.

Madridi është në majën e listës së viktimave të dioksidit të azotit me shtatë për qind të vdekjeve të shkaktuara nga ky ndotës. Vijojnë Antverpeni, Torino, Parisi dhe Milano. Qytetet në luginën e lumit Po në Itali, Polonia jugore dhe Çekia lindore kanë rrezik më të madh nga vdekja për shkak të ndotjes së ajrit me grimca të imëta të pluhurit nga industria apo ngrohja. Vendet e Evropës Veriore si Islanda, Norvegjia dhe Suedia kanë qytete me vdekje më të ulët për shkak të ndotjes së ajrit.

Rreth shtatë milionë njerëz në vit vdesin para kohe në botë nga ajri i ndotur. ar/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail