BE-ja planifikon sanksione të reja ndaj Rusisë, Moska paralajmëron përgjigje adekuate

Bruksel, 22 shkurt 2021 (MIA) – Ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian do të debatojnë për masat e reja kufizuese kundër Rusisë pasi një vendim i ri iu dha liderit të opozitës ruse Aleksei Navalni.

Diplomatët anonimë kanë paralajmëruar se do të arrihet një marrëveshje për sanksionet kundër, për shkak të së cilës në javët e ardhshme do të punohet në kornizën ligjore dhe në qëllimin e masave kufizuese. Masat e reja me siguri do të përfshijnë ngrirjen e fondeve ose ndalimin e udhëtimeve.

Ambasadori rus në BE, Vladimir Çizhov, ka paralajmëruar se Moska është e gatshme t’u përgjigjet sanksioneve të reja të BE-së. Ndërsa, shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov javën e kaluar, deklaroi se Moska është e gatshme madje edhe t’i ndërpret lidhjet me BE-në.

Një gjykatë në Moskë më 20 shkurt urdhëroi që Navalni të paguante një gjobë prej 850.000 rublave (rreth 9.500 euro) për shpifjen ndaj një veterani të Luftës së Dytë Botërore. Navalni u dënua për shkak se një veteran 94-vjeçar dhe disa të tjerë që u paraqitën në një video klip pro-qeveritar vitin e kaluar i quajti “kukulla të korruptuara”, “njerëz të paskrupullt” dhe “tradhtarë”.

Navalni i hodhi poshtë akuzat për shpifje dhe i përshkroi ato si pjesë të përpjekjeve të qeverisë për ta shkatërruar atë.

Një gjykatë në Moskë më parë e ka refuzuar apelin e Navalnit kundër aktvendimit, sipas të cilit është dënuar me dy vjet e tetë muaj burg. mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail