Tras: I bëjmë thirrje Rusisë për deeskalim dhe zhvillim të negociatave konstruktive për Ukrainën



Sidnei, 21 janar 2022 (MIA) – Ministrja britanike e Punëve të Jashtme, Liz Tras sot i bëri thirrje Rusisë, para takimit të shefave të diplomacive të SHBA-së dhe Rusisë, t’i qetësojë tensionet dhe të zhvillojë bisedime konstruktive për Ukrainën, duke paralajmëruar se invazioni i atij vendi do të çojë drejt humbjeve të mëdha në njerëz.

Rusia në muajt e fundit sistemoi dhjetëra mijë ushtarë në kufijtë me Ukrainën, për ç’shkak druhet se po përgatitë invazion. Moska mohon se ka plane të tilla, por insiston të marrë garanca me shkrim për sigurinë e saj, përfshirë edhe premtimin se Ukraina nuk do të hyjë në NATO.

“Së bashku me aleatët tanë vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën dhe i bëjmë thirrje Rusisë për deeskalim dhe zhvillim të negociatave konstruktive”, tha ministrja britanike gjatë vizitës në Sidnei.

Ajo shtoi se Kremlini “nuk ka mësuar nga historia” dhe theksoi se invazioni do të çonte drejt “humbjes së tmerrshme të jetëve” si kur sovjetët ishin në Afganistan apo gjatë konfliktit çeçen.

pas serisë së takimeve diplomatike në Evropë javën e kaluar, Moska dhe Uashingtoni duhet edhe njëherë të tentojnë ta mënjanojnë kërcënimin për konflikt të ri në Ukrainë gjatë takimit mes sekretarit amerikan të Shtetit, Entoni Blinken dhe kolegut të tij rus, Sergej Llavrov në Gjenevë. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail