Pas vetëvrasjes së mjekes Kelermajr, Gjermania paralajmëroi luftë kundër dhunës digjitale



Berlin, 3 gusht 2022 (MIA) – Zëdhënësi i Qeverisë gjermane deklaroi sot se është veçanërisht e rëndësishme që të dënohen kërcënimet dhe dhuna, veçanërisht ndaj personelit mjekësor.

Deklarata e tij erdhi pasi mjekja 36-vjeçare Lisa-Maria Kelermajr u gjet e vdekur të premten në klinikën e saj në Austrinë e Epërme. Kelermajr është angazhuar publikisht për vaksinimin kundër Kovid-19 dhe është shfaqur shpesh në media. Ajo para vdekjes, konfirmoi se kishte marrë kërcënime me vdekje dhe se i ishte nënshtruar keqtrajtimeve.

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane tregoi se autoritetet gjermane po bashkëpunojnë me kolegët e tyre austriakë në hetim. Ai gjithashtu theksoi se Berlini është i vendosur të luftojë kundër “dhunës digjitale me të gjitha mjetet kushtetuese dhe fuqinë e ligjit”.

Familja e Kelermajr, e cila ka kryer vetëvrasje, pasi që ka qenë target i teoriticientëve të konspiracionit Kovid-19 dhe aktivistëve për antovaksinim, ka kërkuar që të bëhet autopsi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail