Në Ukrainë 155 persona kanë vdekur nga gripi i ri dhe infektimeve respiratore

Kiev, 9 nëntor (MIA) - Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Ukrainës, numri i të vdekurve nga gripi dhe infektimet respiratore akute në vend deri mbrëmë është rritur në 155 persona.

Mediat ruse njoftojnë se më tepër persona të vdekur ka në pjesët perëndimore të Ukrainës, në rajonet Lavov (63) dhe Ivano-Frankivsk (24), dhe përkujtojnë se sipas të dhënave të Ministrisë ukrainase të Shëndetësisë deri tani janë konfirmuar 32 raste të infektimit me virusin e gripit të ri pandemik, prej të cilëve 14 pacientë kanë vdekur.

Kryeministrja ukrainase Julija Timoshenko theksoi se ekziston tendencë pozitive e zvogëlimit të numrit të së sëmurëve nga gripi dhe infektimet respiratore akute.

Timoshenko tha se epidemia e gripit në vitin 2007 ka qenë më e keqe sesa tani dhe se atëherë për nëntë muaj nga gripi dhe infektimet respiratore akute janë sëmurë 6,28 milionë njerëz.

Nga fillimi i epidemisë së gripit në Ukrainë janë sëmurur pothuaj 970.000 njerëz, ndërsa 49.000 janë hospitalizuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 3.994 persona, prej të cilëve 446 janë në reanimacion.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail