Nëse Qeveria e humb shumicën parlamentare, shkojmë në zgjedhje pohon një ministër italian

Romë, 7 nëntor 2011 (MIA) - Në Itali do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse Qeveria aktuale e kryeministrit Silvio Berluskoni e humb shumicën në Parlament, deklaroi ministri italian pa dikaster i angazhuar për zbatimin e programit qeveritar Xhanfranko Rotondi.

"Jam optimist dhe mendoj se kemi shumicë... Nëse kemi shumicë do të vazhdojmë mëtej, nëse jo do të ketë zgjedhje", deklaroi Rotondi para drekës së sotme tradicionale të Berluskonit me anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorëve më të afërt në vilën Arkore afër Milanos.

Takim i Berluskonit me familjarët e tij dhe bashkëpunëtorë të afërt vjen para votimit të nesërm për ribalancin e Buxhetit shtetëror në Dhomën e poshtme të deputetëve të Parlamentit italian, i cili do të konsiderohet edhe si prononcim për besim të Kabinetit qeveritar.

Në vigjilje të votimit në Dhomën e poshtme të Parlamentit, mediat italiane publikuan se disa deputetë e kanë braktisur partinë qeveritare Populli i lirisë (PDL).

Krahas kësaj, sipas mediave italiane, në vetë PLD-në  ka 20 deputetë "të pakënaqur" për të cilët nuk dihet nëse do ta mbështesin propozimin qeveritar përm ribalancin e Buxhetit.

Mediat pohojnë se Qeveria tashmë e ka humbur shumicën parlamentare prej 316 deputetëve në Dhomën e poshtme të Parlamentit.

Krahas votimit të nesërm për ribalancin e Buxhetit në Dhomën e poshtme të deputetëve, më 15 nëntor Qeveria do të përballet edhe me prononcimin e Dhomës së epërme parlamentare, Senatin për reformat që Berluskoni i premtoi nga fundi i muajit të kaluar. Deri në fund të nëntorit për këto masa do të duhet të prononcohet edhe Dhoma e deputetëve.

Në vigjilje të takimit në Arkore në opinion u paraqitën informacione se është e mundur që Berluskoni të japë dorëheqje nga funksioni i kryeiministrit, gjë të cilën ai vetë e mohoi.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni sot personalisht i mohoi informatat që i plasuan dy gazetarë, të cilët vlejnë për të afërt me të, se është e mundur që të japë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit.

"Informatat për dorëheqjen time janë të pabaza", shkruajti Berluskoni në profilin e tij në rrjetin social Fejsbuk.

Pohimet për dorëheqjen e Berluskonit i mohoi edhe shefi i grupit të deputetëve të partisë qeveritare Populli i lirisë (PDL), Fabricio Çikito.

"Bisedova me kryeministrin para disa minutave dhe ai më tha se informatat për dorëheqjen e tij janë të pabaza", deklaroi Çikito.

Pohimet se Berluskoni do të japë dorëheqje i plasuan redaktori i gazetës "Folio" dhe ish-ministër italian Xhuliano Ferara dhe zëvendës-drejtori i gazetës "Libero", Franko Bekis.

Ferara, i cili vlen për njeri të afërt me Berluskonin, në sajtin e tij publikoi se kryeministri italian "është në rrugë të dhënies së dorëheqjes". "Kjo është çështje orësh, ndërsa disa thonë edhe minutash", shkruajti Ferara.

Bekis, madje, gazeta e të cilit e mbështet Berluskonin, në profilin e tij në Tuiter shkruajti se kryeministri "do të japë dorëheqje deri sonte ose më së voni nesër herët në mëngjes".

Paralajmërimet për dorëheqjen e Berluskonit vijnë para takimit të sotëm të tij me bashkëpunëtorët më të afërt në vilën Arkore afër Milanos, në kushte të tensioneve të rritura të tregut financiar në Itali dhe presioni i rritur ndaj kryeministrit italian që të tërhiqet nga funksioni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail