Italia madje në ditën e hënë mund të fitojë Qeveri të re, konsideron shtypi italian

Romë, 10 nëntor 2011 (MIA) - Italia nuk do të ketë nevojë të numërojë edhe rreth 20 ditë për miratimin e pakos së masave ekonomike për të fituar kabinet qeveritar, vlerësojnë në botimet e sotme gazetat italiane, duke theksuar se Qeveria e re mund të formohet madje në ditën e hënë.

Gazeta "Evropa" thekson se mundësia që kryeministri aktual italian Silvio Berluskoni të mbetet në pushtet edhe 20 ditë i shqetësoi bursat, pas çka shefi i shtetit Xhorxho Napolitano dje preu dhe tregoi qëndrim të fortë.

"Stampa" vlerëson se "plani" për Italinë veç më po bëhet mjaftë i qartë. Deri ditën e shtunë Parlamenti do t'i miratojë masat ekonomike të cilat i kërkon Brukseli, pas çka Berluskoni menjëherë do të jep dorëheqje, ndërsa ditën e diel Napolitano do të përcaktojë mandatar të ri për përbërje të qeverisë, e cila do të mund të formohet madje në ditën e hënë, konsideron gazeta.

Gazetat theksojnë se pas dorëheqjes së pritur të Berluskonit janë theksuar katër kandidatë më serioz për kryeministër të ri. Në lojë për këtë vend janë ish-eurokomisari Mario Monti, kryeministri i dikurshëm Xhuliano Amaro, sekretari i përgjithshëm aktual i Qeverisë italiane Xhani Leta dhe sekretari i partisë Populli në liri (PDL) e Berluskonit, Anxhelino Alfano.

Berluskoni dje duke e paralajmëruar dorëheqjen e tij se pikërisht Alfano do të jetë kandidat i partisë së tij për kryeministër të ri i cili do të udhëhiqte me Qeverinë deri në zgjedhjet e parakohshme, të cilat, sipas tij, do të duhet të mbahen në muajin shkurt të vitit 2012.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail