Ndryshimet në marrëveshjet e BE-së është e mundshme të mos kenë nevojë nga ratifikimi kombëtar, theksohet në raportin e Van Rompuj

Bruksel, 7 dhjetor 2011 (MIA) - Marrëveshjet e Bashkimit Evropian mund të ndryshojnë pa iu nënshtruar procedurave të rrezikshme politike të ratifikimit kombëtar, theksohet në raportin e kryetarit të BE-së Herman van Rompuj, i cili duhet të prezantohet në takimin e kreut gjatë kësaj jave, kumtuan agjencitë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikolla Sarkozi të hënën e tërhoqën nevojën për ndryshime në marrëveshjet, që të urdhërohet disiplinë më e madhe buxhetore në eurozonë dhe në këtë mënyrë të kthehet besimi në tregun e unionit monetar të rënë në borxhe.

Raporti, i hartuar në pesë faqe, vëren se disa reforma të kufizuara në eurozonë mund të vendosen përmes ndryshimeve në Protokollin 12 të Marrëveshjes së Lisbonës, që do të ketë nevojë vetëm nga "vendimi unanim" i 27-të liderëve të BE-së pas "konsultimeve" me Parlamentin Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane (BQE).

Ky vendim nuk kërkon ratifikim në nivelin kombëtar. Në këtë mënyrë kjo procedurë mund të sjell deri te ndryshimet e shpejta dhe të konsiderueshme, shkruan në dokument.

Në raportin, e përgatitur pas konsultimeve intensive njëjavore me të gjithë liderët e BE-së, Rompuj, gjithashtu, propozon fondi i vazhdueshëm për shpëtim në eurozonë - Mekanizimi stabilizues evropian (MSE) - të marrë licencë bankare, që potencialisht do t'i mundësojë qasje deri te likuiditeti i madh i BQE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail