Në Bruksel fillon samiti dyditor i BE-së

Bruksel, 8 dhjetor 2011 (MIA) - Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian po bëhen gati të mbajnë samitin dyditor në Bruksel, ku do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje për frenimin e krizës së borxhit të eurozonës.

Bisedimet dyditore janë cilësuar nga disa analistë si zhvillime për jetë apo vdekje për 17 vendet anëtare të zonës së euros. Gjermania dhe Franca po kërkojnë traktate të reja për BE-në, duke thënë se duhet të aplikohen rregulla më të rrepta fiskale.

Por, presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuj po ofron një plan i cili kërkon vetëm amendimin e traktateve. 

Dhjetë vendet e tjera të BE, por që nuk janë pjesë e eurozonës, janë të shqetësuar se mund të izolohen nëse vendet e tjera të unionit, të udhëhequra nga Berlini dhe Parisi, vendosin ndjekien e një traktati të ri në mënyrë individuale.

Në prag të samitit, të gjitha shenjat janë se ai mund të jetë një "aferë me njollë", ka deklaruar korrespondenti i BBC në Bruksel Kris Moris.

Të mërkurën, presidenti amerikan Barak Obama diskutoi mbi krizën e eurozonës me kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë një bisede telefonike.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se të dy liderët ranë dakord që cdo zgjidhje duhet të jetë afatgjatë dhe e besueshme. Ndërsa të enjten në mëngjes, sekretari i Thesarit, Timoti Gajtner pritet të takohet me kryeministrin italian Mario Monti në Romë.

Ky është i fundit i një serie takimesh që Gajtner po zhvillon me liderët e eurozonës, për shkak të shqetësimit të Amerikës për thellimin e krizës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail