Gjykimi i Breivik doli nga binaret, vlerësojnë ekspertët të lartë skandinav

Goteborg, 19 prill 2012 (MIA) - Ekspertë të lartë juridik skandinav dhe avokatë janë shumë kritik ndaj mënyrës në të cilin filloi procesi gjyqësor kundër vrasësit masiv norvegjez Andres Bering Breivik, njoftoi korrespodenti i MIA-s.

"Deri tani gjërat kryesisht zhvilloheshin sipas kushteve që Breivik i dikton", thotë një nga avokatët suedez më me përvojë, Lif Silberski.

Ai vlerëson se këshilli gjyqësor nuk reagon mjaft fuqishëm që të shmanget gjykimi të shndërrohet në skenë në të cilën do të performojë Breivik, duke shprehur porosinë e tij, si për shembull kur e transferoi fajin ndaj viktimave të tij.

Gjykatësi duhej ta parandalojë në qëllimin e tillë, vlerëson Silberski duke drejtuar kritika të ashpra edhe ndaj avokatëve të mbrojtjes.

"Nuk e di pse e kanë pranuar idenë idiotike ta bazojnë mbrojtjen mbi konfirmim se Breivik ka vepruar në vetëmbrojtje, Nuk mundem të kuptoj edhe pse me kërkesë të Breivikut kanë ftuar disa dëshmitarë të cilët në realitet me asgjë nuk mund të kontribuojnë në procesin gjyqësor, potencoi Silberski.

Edhe një avokat i njohur suedez "Tomas Olson, vlerëson se procesi gjyqësor në Oslo "ka dalë nga binaret".

"Jam i mendimit se Breivik është ai i cili e lëviz procesi gjyqësor" thotë Ulson në intervistën për "Dagnes Inheter".

Në të njëjtën kohë në mediat sociale shumica reagojnë se kanë vështirësi të mëdha që ta kuptojnë pse Breivikut i jepet aq hapësirë e  madhe.

Shumica, shkruan gazeta norvegjeze "Verdens Gnag", nuk kanë mirëkuptim për sistemin juridik norvegjez, duke konsideruar se njëjti është shumë liberal. Me atë që Breivikut i lejohet të flasë lirë aq gjatë, në realitet i mundësohet po ajo platformë që ai e dëshironte.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail