Breivik planifikonte sulme më të mëdha në Osllo

Oslo, 19 prill 2012 (MIA) - Anders Bering Breivik, që ka pranuar se ka vrarë 77 njerëz, për të katërtën ditë me radhë i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve.

Militanti 33 vjeçar anti-islamist, ka thënë se në korrik të vitit të kaluar, fillimisht kishte planifikuar të shpërthente tre bomba që do të kishin në shënjestër ndërtesat e qeverisë dhe zyrat e Partisë së Punës, ose të pallatit mbretëror.

Ai nuk ka përmendur nëse do ta lëndonte familjen mbretërore, meqë e mbështet monarkinë.

Breivik ka thënë se ka kaluar "kohë të gjatë" duke luajtur video-lojëra online si atë Modern Uarfare për "qëllime trajnimi".

Në vitin 2006 dhe 2007 ai ka thënë se ka luajtur për një vit të tërë lojën Uorld of Uarcraft, shpesh herë 16 orë në ditë.

Breivik ka vrarë 77 njerëz në shpërthimin në Osllo dhe nga të shtënat me armë në ishullin Utoja të Norvegjisë në korrik të vitit 2011.

Ai i ka përshkruajtur sulmet si "vetëmbrojte" kundër politikave multikulturaliste të qeverisë.

Breivik ka thënë se qëllimi i sulmit në ishull ka qenë "që të vriten të gjithë të pranishmit në kamp dhe jo vetëm 69".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail