3.500 ushtarë britanikë shtesë për nevojat e LO

Londër, 12 korrik 2012 (MIA) - Armata britanike do të duhet urgjentisht të sigurojë 3.500 ushtarë për nevojat e sogurisë në Lojërat Olimpike, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Londra.

Vendim i këtillë është miratuar pasi që u bë e qartë se firma e angazhuar private e sigurimit G4S, nuk arriti me kohë të sigurojë njerëz të trajnuar me cilësi të mjaftueshme, që duhej të kujdesen për sigurinë. Ministri britanik i Mbrojtjes, Filip Hamond për rastin e seancës urgjente, do ta njoftojë edhe Dhomën e poshtme të Parlamentit.

Përbërja ushtarake shtesë për Olimpiadën është e barabartë me një brigadë këmbësorike, kështu që tani për sigurinë e Lojërave do të angazhohen madje 20 mijë ushtarë dhe personel ushtarak, që paraqet një të pestën e përbërjes së përgjithshëm aktuale të armatës britanike.

Firma G4S është zgjedhur nga qeveria dhe asaj i janë paguar 284 milionë stërlina nga buxheti prej 553 milionë, i parashikuar për sigurinë e Lojërave. Në këtë shumë nuk janë llogaritur 600 milionë stërlina sa kushton angazhimi i policisë britanike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail