Fransoa Oland mbërriti për vizitë në Abu Dabi, që do të kalojë në shenjë të ngjarjeve në Mali

Abu Dabi, 15 janar 2013 (MIA) - Presidenti francez Fransoa Oland mbërriti për vizitë në Abu Dabi, transmetuan mediat franceze.

Vizita e tij, fillimisht e menduar si kryesisht ekonomike, megjithatë, në shkallë të madhe do t'i dedikohet operacionit ushtarak të Francës në Mali.

Mëngjesin e sotëm Oland do të jetë në bazën ushtarake franceze në Abu Dabi, ku janë të vendosur rreth 700 ushtarë dhe aeroplanë "Rafael", të cilët në nevojë esktreme do të mund të inkuadrohen në operacionin "Serval", të filluar më 11 janar kundër islamistëve të cilët e ndërmorën pjesën veriore të Malit.

Pas bombardimeve franceze islamistët dje u tërhoqën nga qytetet e mëdha në veri të Malit, por ende e mbajnë qytetin Diabali, që ndodhet në 400 kilometra në veri të kryeqytetit Bamako, dhe u kërcënuan se do të godasin "në zemrën e Francës".

Përveç se me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Halif ben Zaid al Nahain, dhe me trashëgimtarin e fronit të Abu Dabit Mohamad ben Zaid al Nahain, presidenti francez do të takohet edhe me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Abdel Aziz.

Në Dubai, Olandë do të bisedojë me emirin, sheikun Mohamed ben Rashid al Maktum. Do të shqyrtohet edhe situata në Siri dhe Iran.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail