Vatikan me dy papë dhe me përleshje potenciale dhe ndarje në kishën katolike

Londër, 12 shkurt 2013 (MIA) - Pas dorëheqjes së papës Benedikti i 16-të dhe zgjedhja e kryetarit të ri të Kishës katolike, Vatikani do të ketë dy papë dhe do të jetë në situatë të përleshjeve potenciale dhe ndarjeve në Selinë e shenjtë dhe në kishë, shkruan "Dejli telegraf" londinez - duke iu referuar paralajmërimit të gazetës "Vatikan Dajeris".

Sipas këtij mediumi, Vatikani për herë të parë do të ballafaqohet me situatë të cilën nuk e ka pasur 600 vjet, që krahas papës në zyrën e papës, të ketë edhe një papë, i cili para kësaj është tërhequr nga funksion dhe pozicioni që e ka pasur deri atëherë, duke jetuar afër Romës dhe Vatikanit.

Përfaqësues i Selisë së Shenjtë konfirmoi se Benedikti, pas tërheqjes edhe pse pa funksion,  do të mund kur të dëshiroj të vijë dhe qëndroj në Vatikan.

Tani për tani nuk dihet nëse Benedikti ka ndonjë sëmundje specifike, apo tërhiqet për shkak të moshës dhe për shkak se nuk është më i shëndoshë që të kryejë funksionin e kryetarit të 1,2 miliardë katolikëve. Përveç që disa gazeta italiane pohojnë se paradokohe i është vendosur baj-pas, ai do të mund të jetojë edhe në dhjetë vitet e ardhshme, e kjo do të thotë se për aq kohë ai do të ketë mundësi të ndikojë ndaj byrokracisë së shumtë dhe të fuqishme kishtare të Vatikanit.

Në kushte të tilla, sipas gazetës londineze, ekziston rrezik real nga ndarjet dhe përleshjet në kierarkinë kishtare, edhe më shumë nëse papa i ri përcaktohet për reforma më të guximshme dhe fillon me politikë e cila do të jetë më ndryshe se ajo e papës së tanishëm, i cili duhet ta shohë tërë atë.

Papët deri tani, të paktën para gjashtë shekujve, u ndërronin në atë mënyrë që papa i ri e trashëgonte paraardhësin e tij të vdekur. Papët sipas traditës nuk tërhiqen, pasi Vatikani nuk dinë çfarë të bëj me dy papë të gjallë, shkruan "Vatikan Dajeris". Për dilemat e tij, ky medium i referohet burimeve të saj në Karrigen e shenjtë.

Përfaqësuesit zyrat të Vatikanit, megjithatë shpejtuan sot  t'i hedhin poshtë druajtjet e tilla. Sipas tyre, Benedikti nuk është njeriu i uritur për pushtet dhe fuqi, dhe për këtë askush nuk pret që ai të bëjë ndarje në kishë. Pas tërheqjes, ai do t'i përkushtohet punës hulumtuese dhe lutjeve, konfirmojnë përfaqësuesit zyrtar të Vatikanit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail