Vatikan: Emri i ri zyrtar i papës është Francisk

Vatikan, 14 mars 2013 (MIA) - Vatikani njoftoi se emri zyrtar i papës së sapozgjedhur është Francisk, pa numra romak.

Në konferencën për shtyp në Vatikan zëdhënësi i Fronit të shenjtë Federiko Lombardi e saktësoi emrin e papës së ri me qëllim që të shmangen gabime eventuale, duke përmendur se kardinali kryedhjak Zhan Luis Tauran i cili e publikoi emrin e ri, para botës ka thënë vetëm Francisk. "Kështu është shkruar emri në dokumentin e parë të Vatikanit për papën e ri", shtoi zëdhënësi.

Lombardi theksoi se ky papë ndoshta një ditë do të quhet Francisku i Parë, në qoftë se dikush nga trashëgimtarët e tij vendos t'i tregoj respekt, duke e marrë emrin e tij dhe të quhej Francisku i Dytë.

Kardinali Horhe Mario Bergoljo është papa i parë nga kontinenti amerikan dhe papa i parë jezuit, ndërsa gjithashtu edhe kryetari i parë i Kishës katolike, i cili e zgjodhi emrin Francisk, në përkujtim të Franciskut të Shenjtë nga Asizi.

Lombardi, i cili vetë është jezuit, shprehi kënaqësi nga zgjedhja e emrit, për shkak se Francisk është "dëshmitar i madh i Ungjillit".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail