Problemet shëndetësore të Papa Françeskut

Vatikan, 14 mars 2013 (MIA) - Papa Francesku i Parë duhet të përballojë sfida të vështira brenda Kishës Katolike, që nisin nga skandalet seksuale deri tek rigjallërimi i besimit.

Detyra që 76-vjeçari duhet t’i kryejë vetëm me një mushkëri. Biografi i tij Sergio Rubin shpjegon se kur Jorge Mario Bergoglio ishte i ri, iu nënshtrua një ndërhyrjeje për të hequr një pjesë të infektuar të njëres prej mushkërivë.

"Ai e ndjen këtë sot. Është pak më i ngadaltë, por është OK",thotë Rubin.

Sipas mjekeve "humbja e një pjesë të mushkërisë nuk rrezikon shëndetin dhe as redukton jetegjatësinë, por nuk mund të bëhen ushtrime të fortë, sepse jane te paperballueshme, ndryshe nga njerëzit me dy mushkëri".

Doktor Peter Openshau, drejtori i Qendres për Infeksionet Respiratore në "Imperial College" të Londrës, thotë se "ndoshta ai nuk do të jetë në gjendje të bëjë nje maratonë, por nuk mendoj se kjo ishte parashikuar në axhendën e tij. Të kesh një mushkëri është e mjaftueshme, derisa ai nuk është prekur nga ndonjë sëmundje”.

Pas spekullimeve në media, se Papa Fraçesku nuk do të jetë në gjendje të kryejë detyrën e tij, at Federico Lombardi, sekretari për marrëdheniet me shtypin ne Vatikan shpjegoi: "Ai është operuar në njërën prej mushkërive, e cila nuk i është hequr plotësisht. Besohet se ai ishte 21 vjeç kur e hoqi dhe kjo ka ndodhur kohë më parë. Ai ka jetuar me këtë problem mjekesor gjatë gjithë këtyre viteve. Ka njerëz këtu, edhe argjentinas që e njohin dhe kanë punuar me të. Ata i mëshojnë faktit se ai është në gjendje shumë te mire".

Mjeku Peter Opeshau, i "Imperial College" të Londrës tha se: "Mushkëria e plotë mund të jetë zgjeruar pak për të mbushur boshllëkun e mbetur dhe kafazi i kraharorit mund të jetë zvogëluar. Diafragma mund të jetë ngritur pak më shumë se normalja. Por asnjë prej këtyre ndryshimeve, nuk cënon aktivitetin normal të Françeskut të Parë", thotë ai.

Profesori Jeremy Uard, profesori i fiziologjise-respiratore në "King’s College" në Londër tha se vetëm nëse Papa sëmuret duhet të shqetesohemi.  "Një infeksion serioz do të kishte pasoja të tjera tek ai, mund të prekej nga pneumonia që do të ishte shume e rrezikshme për të".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail