Masa të jashtëzakonshme të sigurisë për maratonën londoneze që mbahet të dielën

Londër, 16 prill 2013 (MIA) - Masa të jashtëzakonshme të sigurisë do të zbatohen për maratonën e ardhshme në Londër, por garat pranverore tradicionale nëpër rrugë të kryeqytetit britanik, nuk do të anulohen, kumtoi sot ministri i Sportit Hju Robertson.

Londra ka përvojë të jashtëzakonisht të madhe në organizimin e garave të mëdha sportive, ndërsa Britania e Madhe disponon me profesionistët më të mirë të sigurisë në botë tha ministri Robertson në deklaratën e tij për Bi-Bi-Si.

Ai rreptësisht i gjykoi dy sulmet me bombë në Boston, gjatë maratonës së atjeshme, në të cilat tani për tani është konfirmuar vdekja e tre personave. Sipas policisë amerikane, të paktën qindra persona janë lënduar më lehtë dhe më rëndë në shpërthimet që ndodhën në afërsi të linjës së qëllimit të garës.

Sipas ministrit britanik, mënyra më e mirë që të  tregohet solidaritet me Bostonin është mbajtja e maratonës londineze, e parashikuar për të dielën.

Ministrja britanike e Punëve të Brendshme Tereza Mej, mbajti mbledhje me zëvendëskomisarenn e Stokland, Jard Kresida Dik dhe me drejtorin e kundërzbuluese MI5 Xhonatan Evans, por në Londër është kumtuar se nuk do të përbëhet komiteti special KOBRA i cili mblidhet gjatë situatave të jashtëzakonshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail