Autoritete ukrainase mohojnë se kanë planifikuar vendosje të gjendjes së jashtëzakonshme

Kiev, 2 dhjetor 2013 (MIA) - Tani për tani nuk është ngritur çështja për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësi i kabinetit të kryeministrit ukrainas, Mikolla Azarov, Vitalij Lukjanenko.

Lideri i partisë opozitare "Atdheu" Arsenik Jacenjok deklaroi paraprakisht sot se presidenti ukrainas Viktor Janukoviç ka kërkuar të thirret seancë në Këshillin për siguri nacionale dhe mbrojtje dhe të vendoset gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas disa raporteve dhe autoritete lokale në disa rajone ndoshta sot do të kërkojnë seanca urgjente për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas legjislativës ukrainase gjendja e jashtëzakonshme mund të vendoset me dekret presidencial, i cili duhet të miratohet nga Rada supreme në afat prej dy ditëve nga shpallja e tij, por në situata të jashtëzakonshme shefi i shtetit këtë mund ta bëjë edhe pa paralajmërim.

Bëhet fjalë për situata "në të cilat janë të nevojshme masa urgjente për shpëtim të popullatës dhe me qëllim të mos lejohet humbja e jetëve njerëzore".

Me ligjin mundësohet që të vendoset gjendje e jashtëzakonshme në Ukrainë, e cila nuk do të jetë më e gjatë se 30 ditë dhe jo më shumë se 60 ditë në disa pjesë të ndara të vendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail