Kievi kërkon nga Rusia të lejojë OSBE-në Krime

Kiev, 8 mars 2014 (MIA) - Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Andrij Deshçica, ka thënë se Ukraina nuk do ta dorëzojë kurrë Krimenë dhe se Kievi është duke bërë gjithçka të mundur për zgjidhje paqësore të krizës.

Deshçica, duke folur për gazetarët në Kiev, i ka bërë thirrje Rusisë që të lejojë vëzhguesit ndërkombëtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe të organizatave të tjera, që të hyjnë në Krime dhe të monitorojnë situatën atje.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u ka thënë gazetarëve në Moskë se Rusia nuk ka rol direkt në krizën në Krime.

Ai po ashtu ka thënë se qeveria në Kiev nuk është e pavarur dhe se varet nga nacionalistët radikalë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail