OSBE-ja mori ftesë nga Krimeja që të dërgojë vëzhgues në referendumin për bashkim me Rusinë

Moskë, 2014 (MIA) - Krimeja dërgoi ftesë deri te Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) të dërgojë mision vëzhgues në referendumin e caktuar për të dielën për bashkim me Rusinë.

Ftesa është dërguar në selinë qendrore të OSBE-së në Vjenë nga Parlamenti i Krimesë. Sipas ITAR-TASS-it, e cila e citon Parlamentin e Krimesë, ftesa i është dërguar Zvicrës, e cila është kryesuese aktuale me OSBE-në.

Deri më tani vëzhgues ushtarakë të OSBE-së disa herë janë ndaluar që të hyjnë në Krime nga burra të armatosur prorusë.

Vëzhguesve të OSBE-së do t'u lejohet hyrje në Krime në referendumin më 16 mars, njoftoi kryeministri i Krimesë, Sergej Aksonov.

"Jam i bindur se Parlamenti i Krimesë do të bëjë gjithçka që është e mundur për prezencën e tyre në vendvotime. Referendumi do të jetë maksimalisht i hapur", deklaroi Aksonov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail