Banka Botërore gjatë këtij viti Ukrainës do t'i ndajë tre miliardë dollarë

Uashington, 11 mars 2014 (MIA) - Banka Botërore kumtoi se ka për qëllim gjatë këtij viti t'i ndihmojë Ukrainës me tre miliardë dollarë, që do të miratohen për projekte zhvillimore, transmeton DPA.

Në kumtesën e kryetarit të Bankës Botërore, Xhim Jon Kim, theksohet se banka ka marrë lutje për ndihmë nga Qeveria e përkohshme ukrainase dhe "se është e gatshme të vazhdojë t'i ndihmojë popullit ukrainas në zbatimin e reformave të domosdoshme në sektorin ekonomik".

Prioritete do të jenë stabiliteti ekonomik, puna bankare, energjetika dhe investimet, lufta me korrupsionin, ndihma më efikase për grupet e varfra dhe të prekura.

Banka Botërore me Ukrainën tashmë realizojnë projekte në vlerë prej 3,7 miliardë dollarë. Ata, megjithatë, lidhen me ofrimin e shërbimeve shtetërore në sferën e infrastrukturës banesore-komunale dhe zhvillimin e rrjetit transportues, nënvizon ITAR-TASS.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail